“Menaxherët kanë përdorur emrin e madh të Tiranës”, Tefik Osmani komenton emrat e Ndojit dhe Ajetit që u përfolën te Tirana

Tefik Osmani ishte i ftuar në emisionin “Sport News” që transmetohet në “News 24”. Drejtori i bardhebluve ka komentuar pjesën e merkatos dhe emrat më në zë që po qarkullojnë si përforcimet e mundshme te kampionët e Superiores, për ta nisur nga Arlind Ajeti dhe deri te Ndoj. Gjithashtu Osmani është shprehur se shpeshherë menaxherët përdorin mediat duke dhënë disa informacione të pavërteta, duke futur një emër si Tirana, në mënyrë që lojtari i tyre të shkojë te një skuadër që ata dëshirojnë dhe që nuk lidhet me bardheblutë.

“Të them të drejtën, kemi patur momente që donim të reagonim. Menaxherë të ndryshëm, për të çuar lojtarët diku tjetër, fusin emrin e madh si është Tirana. Duke përmendur kështu emrin e Tiranës, bind ekipin tjetër që e kërkon. Arlind Ajeti? Është e vërtetë, kemi qenë në bisedime. E falenderojmë pasi u tregua korrekt dhe na tha se po kërkon oferta të tjera. Koha nuk priste dhe prandaj kemi vazhduar edhe ne me mundësitë e tjera. Ndoj? Kemi qenë në bisedime. Të shohim në ditët në vijim, bisedimet janë të vështira pasi kanë kosto”, tha Osmani. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online