Memushaj: Nuk më intereson shiriti i kapitenit, dua të luaj futboll!

Pas një sezoni mjaft negativ te Benevento, Ledian Memushaj kthehet në shtëpi. Peskara duket ambienti ideal për mesfushorin vlonjat, i cili në periudhën 2014-2017 ishte një lider në ekipin abrucez, duke u larguar vetëm sepse pas një viti në Serinë A, dëshironte të qëndronte aty.

Tashmë 31-vjeçari ka realizuar dëshirën e tij, kthimin në Peskara, ku shpreson vetëm të luajë futboll. Si një lider i vërtetë, Memushaj nuk shqetësohet shumë nëse nuk do të jetë kapiten, ndërsa në intervistën dhënë kanalit Rete8, ka elozhe për Brugman, kapitenin aktual.

E vërtetë, Peskara më ka munguar shumë. Jo rastësisht, edhe kur isha te Benevento sapo gjeja mundësinë vija në Peskara. Më ka marrë malli edhe të luaj futboll. Kam kaluar tre vite në Peskara, dy të parët ishin shumë pozitivë, i treti jo, ndaj sapo m’u krijua mundësia, vendosa të kthehem me çdo kusht.

Memushaj nuk do të marrë shiritin: “Brugman është kapiteni. Është një djalë i jashtëzakonshëm, shumë i zoti për Serinë B dhe nëse qëndron, do të më pëlqente shumë të luaja me të. Jam krenar që është ai kapiteni, sepse ka gjithçka për të bërë mirë.

Me trajnerin Zeman nuk shkoi gjithçka shumë mirë: “Për fat të keq, janë metodat e Zemanit, i cili nuk sheh askënd në fytyrë, edhe nëse luan mirë. Ne vinim nga një sezon i keq, ndoshta kisha frikë përsëritjen e atij sezoni, ndaj kur erdhi oferta nga Benevento në Serinë A, vendosa të shkoj atje, edhe pse e kisha kokën pas. Ishte një sezon shumë i veçantë”.

Synimet te Peskara: “Duhet të ëndërrojmë diçka të madhe dhe është bukur që të synojmë Serinë A. Seria B ka treguar se nuk ka skuadra që e fitojnë kampionatin me lehtësi, këtë vit do të jetë edhe më e ekuilibruar, sepse sipas meje ka më pak skuadra të ashtuquajtura ‘vrasëse kampionati’, me skuadra më të forta se të tjerët”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online