Çfarë do të mbahet mend nga Botërori, CNN nuk harron festimin e Xhakës dhe Shqirit

Botërori ka mbaruar, Franca festoi me trofeun në Paris, Kroacia u prit nga mijëra persona në shesh dhe turneu i Rusisë meritoi notën 10. Madje, mund të thuash se dhe presidenti Trump nuk do të guxonte të mos e vlerësonte maksimalisht.

CNN në versionin spanjoll ka publikuar disa nga gjërat që do të mbahen mend gjatë nga botërori i Rusisë. Në listë përfshihet festimi idiot i Batshuit pas golit të Januzajt kundër Anglisë, sjellja e Maradonës, dështimi i gjermanëve dhe mallkimi i kampionëve që eliminohen në grupe, simulimet e Nejmarit, por nuk  mund të anashkaloheshin dhe festimet e Shqirit dhe Xhakës.

“Ishte festimi që e përfolën të gjithë. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan me shqiponjë fitoren kundër Serbisë, simbol i flamurit të Shqipërisë. Xhaka dhe Shaqiri janë nga Kosova. Ragipi, babi i Xhakës, emigroi në vitin 1990 nga Kosova, ndërsa Taulanti, vëllai i tij luan për Shqipërinë. Shaqiri e la Kosovën kur ishte 4 vjeç. Kosova fitoi pavarësinë 20 vite më parë, por nuk u njoh nga serbët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online