Mesfushori i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, foli para mikrofonit të “rtsh”në përfundim të ndeshjes ndaj Skocisë. Vlonjati tha se kartoni i kuq prishi ekuilibrat e lojës dhe më pas nuk mund të flitej për futboll.
KARTONI I KUQ – “Ndeshja u prish pas kartonit të kuq. Mbaroi që në fillim, pasi ishte shumë e vështirë. Goli i dytë mbylli çdo gjë. Ne ndeshjen e kishim përgatitur mirë, problemi është që kjo ndeshje u prish që në fillim. Është vështirë ta komentosh këtë ndeshje”.
REZULTATI – “Është e vështirë të flasësh tani. Po bënim lojën tonë deri në momentin e kartonit, por ai moment prishi gjithçka. Arbitri? Para ndeshjes na foli ndihmës-trajneri që nuk duhet të kundërshtojmë, pasi është një arbitër që jep kartona dhe penallti shumë shpejt.