Memushaj: Jo vetëm unë lider, ju tregoj raportin me De Zerbin

Ledian Memushaj është rikthyer te Peskara dhe kërkon ta rikthejë ish-ekipin e tij sërish në elitë. Në fund të sezonit të shkuar pati probleme, pasi u dëmtua, ndërkohë që e pranon se e kishte menduar që të vishte sërish fanellën e “Delfinëve.

“Në fund të sezonit të shkuar shpresoja të rikthehesha sërish këtu. Është shumë bukur. Gëzohem që gjeta sërish Xhusepe Pilon këtu te Peskara. Nuk kam pasur shumë fat, por me të kur ishte te Karpi bëra një sezon fantastik”, deklaroi mesfushori.

Më tej ai foli edhe për situatën me ekipin e ri. “Këtë sezon në ekip nuk kemi një apo dy liderë, janë disa. Kjo është gjë e mirë, pasi na duhen. Kampionati është i fortë dhe me këmbët në tokë dhe kokën ulur duhet të shohim ndeshje pas ndeshje, pasi kemi edhe shumë të rinj në ekip”, është shprehur vlonjati.

Mesfushori i kombëtares ka folur gjithashtu edhe për raportin me ish-trajnerin De Zerbi, i cili këtë sezon do të drejtojë Sasuolon në Serinë A. “Kemi karaktere të njëjta. Patëm disa sherre. Ai është pak inatçi, por gjithsesi ka cilësi mjaft të mira”.

Një dëmtim vjet e la jashtë për disa kohë, ndërkohë që tanimë duket se Memushaj nuk do të godasë më as penalltitë.  “Kam kryer një operacion në kavilje dhe nuk jam akoma në formën time më të mirë, ndaj edhe nuk do t’i godas unë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online