Memushaj e Ndoj shijojnë triumfin, Dermaku “përgëzohet” për kartonin e kuq  

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ndeshjet e ditës së sotme kanë rezervuar nga tri pikë për të gjitha skuadrat e Serie B që kanë futbollistë shqiptarë në gjirin e tyre.

Peskara e Ledian Memushajt ka fituar me rezultatin 2 – 0 ndaj Padovës, ndërsa me të njëjtat shifra ka fituar dhe Breshia e Emanuele Ndojit kundër Krotones. Të dy mesfushorët kuqezi ishin pjesë e formacionit titullar.

Tre pikë të arta mori dhe skuadra e Kozencës, ku luan qendërmbrojtësi Kastriot Dermaku. Futbollisti i kombëtares sonë u ndëshkua me të kuqe në minutat e fundit të ndeshjes, por trajneri Piero Bralja nuk e kryqëzoi lojtarin e tij, duke u shprehur pas takimit: “Bëri atë që duhej të bënte”.

Peskara 2-0  Padova
Breshia 2-0 Krotone
Peruxha 0-1 Kozenca

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *