Migen Memelli ka treguar se si e mundën Skënderbeun. Trajneri i Laccit, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, u shpreh se duhet të shohin ndeshjen e radhës dhe jo të mendojnë për titullin.
“E dinim kë kishim përballë, i dinim pikat e forta. E nisëm me agresivitet dhe nuk lejuam kundërshtarin të ngrihej. Nëse ndodhte, ato janë të fortë përpara. U krijuam vështirësi në 15 minutat e para dhe shënuam. U tërhoqëm më pas. Bëmë një ndërrim të detyruar. Më pas kërkova të jemi në ekuilibër dhe të mos lejojë hapësirat pas shpine. Radas e Aliti e bëjnë këtë, edhe anësorët e tyre shtyjnë lart. E bëmë mirë këtë. Kërkova nga djemtë të vrasim ndeshjen. Në Gjirokastër ishim në tension gjithë kohë, me Skënderbeun e vramë. I përgëzoj djemtë për lojën që bënë”.
“Titulli? Unë pretendoj që të japim maksimumin për ndeshjen e radhës. Nuk dua që lojtarë të përqendrohen për ndeshjen e radhës. Nëse nuk e bëjnë, atëherë do kemi probleme si skuadër, si klub. kërkoj përqendrim për ndeshjen e radhës, jo për fundin e kampionatit”.
“Shtubina vendos, çfarë do të thotë për kampionatin? Në janar do marrim lojtarë. Më pëlqen që golat t’i ndajmë në skuadër. Por nëse lojtarët marrin përgjegjësi, si Shtubina, kjo e ndihmon skuadrën shumë. Është lojtar i momentit dhe do vazhdojë. Do doja të shënonin edhe të tjerët, pasi Shtubina do ketë ndeshje të jetë i markuar mirë. Nuk duhet të mbështetemi vetëm tek ai. Për mua është e gabuar të mbështetesh vetëm te një lojtar”.