Memelli i dërgon mesazh të qartë Vllaznisë dhe Brdariç: Duhet pështyrë gjak që të na mundësh

Vllaznia do të përballet kundër Skënderbeut për të vendosur fituesin e Kupës së Shqipërisë. Të dyja këto ekipe vijnë nga një ecuri e mirë në fundin e kampionatit që lamë pas, me shkodranët që siguruan vendin e dytë dhe korçarët që mbijetuan në elitë. Por nëse Brdariç u shpreh i bindur se Kupa do të vijë në Shkodër, nga ana tjetër Memelli e ka bërë të qartë se Skënderbeu nuk do të dorëzohet aq lehtë.

“Statistikat nuk kanë farë rëndësi në këtë takim. Jemi një skuadër e re në moshë, por jo e lehtë, edhe pse mund të dukemi të tillë.  Duhet pështyrë gjak që të na mposhtësh. Kjo është bindja jona e thellë, te lojtarët dhe klubi. Nuk jemi aq të lehtë sa mund të na mendojnë, ndihemi të fortë dhe kompaktë për të shkuar dhe bërë mirë në finale”, tha Memelli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online