Ekskluzive/ A kalon te Kosova për të shmangur konkurrencën? Portieri që ishte një hap larg Serisë A, Kastrati nuk dorëzohet për Kombëtaren

Portieri shqiptar Elhan Kastrati ishte shumë pranë ngjitjes në Seria A. Skuadra e tij, Citadella u eliminua në finale të Play-Off ndaj Venezias vetëm në minutën e fundit, ku Bocalon ka shuar ëndrrën e shqiptarit dhe skuadrës së Citadelës për t’u ngjitur në Seria A.

Megjithatë gjatë rrugëtimit të Play Off, Elhan Kastrati arriti të ndalë yjet e Monzës, si Balotelli dhe Boateng, një skuadër e cila është ndërtuar për të luajtur në Seria A. “Sport Ekspres” ka kontaktuar me Elhan Kastratin për t’i bërë një intervistë ku të mësonim më shumë rreth emocioneve që portieri shqiptar kaloi gjatë kësaj periudhe dhe të ardhmen e tij.

Çfarë shije të ka lënë i gjithë ky rrugëtim në Play Off? Shumë peng për atë humbje të fundit me Venecian apo jo?

Ishte një eksperiencë e paharrueshme të arrish deri në finale dhe të jesh vetëm një hap larg Serie A. Për fat të keq ajo humbje të lë një dhimbje të madhe, por që të lë edhe një mësim për të ardhmen.

Përpara këtij takimi i keni hequr mundësinë Monzas për të kaluar më tej. Si ishte të luaje kundër yjeve të dikurshëm të Italisë, më saktësisht kundër Balotelit?

Kemi bërë një paraqitje madhështore me Monzën dhe eliminuam një skuadër që ishte krijuar për të fituar kampionatin. Të luash kundër kampionëve te tillë të jep një motivim më shumë kur shikon karrierën qe kanë pasur. Nuk kisha ndonjë bisedë të veçantë për sa i përket Balotellit.

A ka oferta Kastrati nga Seria A pas këtyre performancave?

Një interesim ka pasur, megjithatë preferoj të bëj dhe një sezon tjetër si protagonist tek Cittadella, ku mund të kem më shumë mundësi për të luajtur dhe të rritem profesionalisht.

Po kampionatin shqiptar e ke ndjekur? Teuta ku ka luajtur më parë është shpallur kampion…

E kam ndjekur aq sa kam pasur mundësi dhe më është bërë shumë qejfi që pas kaq shumë vitesh Teuta arriti ta fitonte kampionatin. Ishte një ndër kampionatet më të vështirë dhe interesant të viteve te fundit.

Le të kalojmë pak te Kombëtarja, duke parë emrat e portierëve te kuqezinjtë, mendon se mund ta zësh vendin e titullarit?

Jam një person që nuk i vendos limite vetes dhe punoj çdo ditë për të arritur këtë objektiv. Por për momentin duhet të pres një ftesë në radhë të parë, pastaj të mendoj për një vend titullari.

Nisur nga konkurrenca që ka Shqipëria në portë, do ta mendoje seriozisht nëse Kosova do të ftonte?

Konkurrenca është diçka që të ndihmon të rritesh dhe më shumë në aspektin personal dhe profesional dhe nuk duhet të shikohet si diçka që do mund të pengoj ëndrrën tende për të qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare. Thjesht për momentin ajo që kam bërë deri tani duke qenë vetëm një hap larg Seria A nuk ka qenë e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kombëtares. E kam si një motivim për të punuar akoma më shumë në të ardhmen që të më thërrasin dhe të përfaqësoj vetëm një flamur, atë kuq e zi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online