Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, foli për emisionin Gol pas Goli në Supersport, ku foli hapur dhe kritikoi futbollistët e tij. Mes të tjerash, numri një i bardhebluve tha: “Normalisht, ekipi ka qenë i ngarkuar, nën presion. Unë jam munduar që t’i shmang presionin lojtarëve, t’iu flas me kujdes dhe të përgatisim ndeshjen. Sot ka qenë një ndeshje që e kemi kosnideruar si finale, por vetëm finale nuk ishte, pasi lojtarë nuk dhanë asgjë në fushë”.
“Edoni ka qenë i pastërvitur mirë dhe në dy ndeshjet e fundit ka pasur shenja lodhjeje. Oduamadi nuk ka pasur asnjë problem, nuk e di çfarë ka. Këto njerëz vijnë në Shqipëri “Hajt të luajmë”, sakrifica te këto lojtarë është e mangët. Hasani bëri maksimumin për aq mundësi sa kishte. Nuk mund dy lojtarë të sakrifikojnë dhe pjesa tjetër të shohë!”
“Në një përzgjedhje futbollistësh, është karakteri sportiv. Një futbollist, duhet të japë 120% në fushë. Unë mendoj se ka lojtarë që kanë problematikën e vet, kanë problemin e karikimit. Karakteri sportiv është një nga treguesit për përzgjedhjen e një futbollisti, që te moshat. Karakteri sportiv ka munguar prej kohësh”.
“E gjithë kjo situatë, ishalla përfundon mirë dhe në favor tonë. Do të ketë një analizë si klub dhe të mendojë dhe të veprojë si duhet në të ardhmen, sa i takon përzgjedhjes së futbollistëve”.
“Çdo trajner mundohet të bëjë punën e vet ashtu siç duhet, sidomos te karikimi i ekipit. Unë kam bërë zgjedhjen time kur erdha te Tirana, por nuk e kam ditur se në çfarë situate kam ardhur. Do të punoj shumë këto dy ditë dhe të kalojmë situatën e vështirë. Ky është një nga momentet më të vështira që po kalojmë. E kam konsideruar me miqtë e mi si një fatkeqësi nëse Tirana bie në Kategorinë e Parë”.
“Tifozët? Një pyetje që duhet t’i bëhet klubit. Gjithsesi, unë mendoj se tifozët duhet të jenë pjesë e klubit, pasi kemi lidhje shpirtërore me ta. Mesa di unë, ka qenë dhe frika që tifozët mund të futen në fushë dhe të prishin ndeshjen. Për ta saktësuar, jo tifozët e Tiranës, por ndoshta mund të ndodhte një skenar i tillë dhe klubi merrte përsipër një barrë të madhe”, u shpreh Mema.