Mema prish kontratën në Vlorë, gati për stolin bardheblu

Kontrata me Flamurtarin ishte pengesa e vetme, drejt emërimit në stolin e Tiranës. Tashmë, edhe kjo është kapërcyer, me Ardian Memën që prishi kontratën me mirëkuptim në Vlorë.

Konfirmimi erdhi nga faqja zyrtare e klubit kuqezi në “Facebook”. Mbyllja e kontratës u realizua me akord nga të dyja palët, me klubin që e falenderoi Memën, për punën e bërë deri më tani si asistent i trajnerit Ilir Daja.

Ardian Mema pritet të zbresë në fushë, për të drejtuar Tiranën, prej kësaj të shtune. Presidenti Refik Halili tha se trajneri i ri do të nisë punën nesër, kur ekipi do të vendoset nën urdhërat e ish-lojtarit dhe ish-teknikut, që e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës te bardheblutë. Më poshtë njoftimi i klubit:

POSTIMI I PLOTË I FLAMURTARIT

Zyrtare !

Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin e dytë Ardian Mema.

Flamurtari Football Club dhe Ardiam Mema kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes palëve.

Duke e falenderuar për bashkëpunimin, Flamurtari F.C i uron suksese në karierën e tij si trajner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online