Ardian Mema ka marrë një detyre mjaft të vështirë mbi supe, për të ringritur Tiranën nga kjo situatë e vështirë ku gjendet. Edhe pse mes shumë vështirësish, timonieri i bardhebluve po bën maksimumin e tij për të përmbushur pritshmëritë që drejtuesit dhe tifozët akne tek ai.
Në një intervistë për “Supersport”, Mema flet pa doreza, duke treguar se në gjakun e tij rrjedh gjaku bardheblu dhe për këtë arsye është gati që të bëjmë gjithçka për këtë klub, pa i kushtuar rëndësi asnjë detaje.
Nuk kishte si të mos diskutohej dhe situata aktuale në kampin e 24-herë kampionëve, por mbi të gjitha tërheq vëmendje deklarata në lidhje me merkaton, me numrin një të stolit të Tiranës, që veçon se nuk preferon lojtarë skerco, ndërsa në anën tjetër tregon se i ka shprehur dëshirën presidenti Halili se do preferonte një lojtar të Kombëtares.
SITUATA NË KAMPIN BARDHEBLU – “Kemi kaluar çaste të vështira. Sërish jemi në një moment jo të favorshëm për ekipin. Fillim ika qenë shumë i vështirë dhe të them të drejtën e kisha menduar krejtësisht ndryshe. Gjeta një ekip me probleme të jashtëzakonshme. Megjithatë, ju futëm punës shumë shpejt pasi nuk kishim se çfarë të humbnim. Konstatova shumë gjëra që të paktën në filozofinë time nuk u përshtatshin. Ekipi nuk është se nuk u shpreh gjatë ndeshjeve në kampionat, por ato gabime që kisha konstatuar u reflektuan edhe gjatë ndeshjeve”.
REZULTATET – Rezultate janë të pamjaftueshme, edhe pse unë po them që kanë ardhur duke rritur cilësinë e lojës, por edhe cilësitë e lojtarëve. Kemi qenë neve. Është dashur një përqendrim maksimal për pjesën kur ne kemi toleruar apo kem falur”.
DORËHEQJA – “Kam analizuar veten time nëse kam bërë unë ndonjë gabim apo gjëra të kësaj natyre apo çfarë duhet të bëja më mirë. Në një moment thash se mos jam unë një njeri i pafat dhe nëse hymë pak te ana fetare mund te thosha se po marr mëkatet e të largohemi. Megjithatë ka qenë një këmbëngulje e klubit nga të gjithë njerëzit brenda klubit më kane folur dhe më kanë qëndruar pranë. Kjo ka qenë një nga arsyet e që dilema ime është shuar”.
KONTRATA ME TIRANËN – “Edhe kur kam ardhur, nuk kam diskutuar shumë detaje. Nuk jam tip që flas për anën financiare. Për mua e para është puna dhe përmes punës vjen performanca. Nuk do të bëja kurrë Pazar me Tiranën të them të drejtën. Nuk e kam bërë as kur kam qenë futbollist. Gjithnjë kam pasur në kokën tim dhe një gjakun tim që të jap maksimumin për këtë klub. Them se është gjëja e fundit që mendoj në këtë klub. Nëse do të isha në një klub tjetër ndoshta do të diskutoja.
KARABECI DHE LIKA – “Kam ulur në stol ndeshjen e fundit Karabecin, por kjo nuk do të thotë se është diçka përfundimtare. Unë nuk kam njerëz për të hequr aty, por për të punuar. Do të luajë kushdo që do të jetë i gatshëm për të luajtur, qoftë ky dhe Karabeci. Nuk ka asnjë arsye pse të mos luajë. Lika më ka thënë se mund ta kalo një pankinë, ndërsa unë i kam thënë që nuk e pranoj këtë gjë dhe do të jetë në fushë sepse ka eksperiencë e shumë gjëra të tjera. Kur erdha te Tirana unë njohja Ilion Likën, jo Abibin. Koha të sjell dhe ndryshime dhe ky është futbolli. Do jem i drejtpërdrejtë. Ai lojtar që e meriton, ai do të luajë”.
E SHKUARA – “Kur isha futbollist, shokët e ekipit më jepnin mbështetje të madhe dhe ishin mbështetje edhe për trajnerin. Një trajner, sado i mirë, të jetë duhet të ketë një grup të mirë lojtarësh që të shprehin edhe ata filozofinë e tyre dhe atë çka mendojnë për futbollin”.
MERKATO – “Kam parë shumë lojtarë, por që nuk besoj se do të jenë pjesë e Tiranës. Mund të kem parë diku te 15 futbollistë, por nuk besoj se do të jenë pjesë e Tiranës dhe nuk më intereson shumë. Pjesa që më intereson shumë është ky grup lojtarësh. Marrja e një apo dy lojtari nuk do të ishte keq, sepse nuk mund të vendosim në emergjencë. Më mirë të qëndrojmë kështu siç jemi sesa të nxitohemi dhe të bëjmë gabime që do na kushtojnë më vonë, në kosto dhe në shumë gjëra. Në një bisedë që kam pasur me presidentin kemi diskutuar se na duhet një lojtar që të ketë një lloj performance, a ka mundësi të jetë edhe lojtar i ekipit Kombëtar? Në të kundërt i kam thënë se nuk jam i interesuar për lojtarë të tjerë që të jenë anonimë”.
RAMADANI – “Deri në këto momente nuk e di në është Ramadani apo ndonjë lojtar tjetër. Ndoshta mund të jenë vetë lojtarë që mund të kenë shprehur diçka për të ardhur te Tirana. Dihet që Tirana është një klub i madh dhe çdokush preferon që të vijë këtu, pasi do të kesh një emër tjetër, por diçka konkrete nuk ka”.
OBJEKTIVAT – “Brenda klubit ka njerëz që janë shumë optimistë, por unë jam trajner dhe mendoj të keqen para të mirës, si çdo trajner. Dua të jem me këmbë në tokë, për të kaluar nga zona e ftohtë dhe për t’u ngjitur sipër dhe të mendojmë për më tej. Brenda klubit ka njerëz optimist që flasin me mua edhe për objektiva më të mëdha, por nuk mund ta them me siguri se sa do të eci ky ekip”.
DONATORËT –“Jam sensibël karshi pjesës së donatorëve, pasi dua ta shoh Tiranën siç ka qenë ja, apo nuk jam unë trajner i Tiranës. Ne kemi edhe jetën të lidhur këtu, jemi që fëmijë. Pse të mos vijnë donatorë të tjerë, që t’u rikthehen te një historie të bukur, siç ka pafund. Po të bëhet një bashkëpunim i mirë, them se Tirana ka mundësinë që të zhvillohet edhe si biznes she shpresoj që presidenti Halili ta ketë bërë këtë pjesë.
ËNDRRAT – “Tirana kampion, nuk kemi çfarë të themi tjetër. U emocionova për këtë pyetje”.