Tirana e Laçi përballen sot në “Selman Stërmasi” në një ndeshje mjaft të rëndësishme për të dyja ekipet. Çerekfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë nis prej orës 17:00 dhe të dyja klubet e kanë në objektiv këtë trofe, që të garanton një vend në kupat e Europës.
Trajneri Ardian Mema pritet t’i besojë sërish të njëjtit formacion, me dilemën e vetme për të lënë pushim portierin Abibi. Sikurse dihet, mungon Grent Halili për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e dytë me Flamurtarin në Vlorë. Nga ana tjetër trajneri Besnik Prenga ka disa pikëpyetje në lidhje me rreshtimin e skuadrës së tij dhe duhet të ndajë se kush do të luajë në majë të sulmit.
Ndeshja e sotme luhet pa praninë e tifozëve dhe te Tirana e kanë të qartë që nuk duhet të pësojnë gol. Nga ana tjetër kurbinasit synojnë të mos humbin, në mënyrë që 90 minutat e dyta të vendosin se kush kalon në fazën gjysmëfinale të Kupës. Pritet një lojë e kujdesshme nga të dyja ekipet, që nuk do vërsulen e të futen në aventura.
KUPA E SHQIPËRISË – FAZA ÇEREKFINALE
E mërkurë, më 13 mars, ora 17:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë
Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Mauexhe, Karabeci, Hasani, Kobina, Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema
Laçi: Selmani, Fangaj, Toro, Gjoni, Mersinaj, Sefgjini, Eller, Lushkja, Çokaj, Najdenov, Xhixha. Trajner: Besnik Prenga