Trajneri Ardian Mema ishte i lumtur për këtë sukses ndaj Kastriotit. Për “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, numri një i stolit bardheblu theksoi se nga nesër duhet të mendohet vetëm për takimin e radhës.
A vlen kjo fitore më shumë se 3 pikë?
-Them se vlen më shumë se 3 pikë. E kam pritur prej kohësh këtë fitore. Fati e shumë gjëra ndikuan. Edhe pse fituam 4-0, kemi pasur momente në lojë që kanë pasur nervozizëm në disa momente të caktuara. Rezultati thotë gjithçka për këtë ndeshje. I kemi pasur edhe më parë mundësitë që të shënonim gol. Ekipi tregoi një forcë karakteri sot. Ka qenë në ekuilibër, edhe pse kemi pasur disa probleme. Ana psikologjike ka qenë më ndryshe pasi shënuam gol. Këtë javë kam pasur sikletet e mia, pasi ndeshjet derbi lënë shenja në ekip.
Po fitonit 2-0 dhe aktivizuat dy sulmues, pse kjo lëvizje?
-E përforcova disi mesin e fushës, pasi kundërshtari po na krijonte raste të rrezikshme, ndaj futa dy lojtarë në sulm. Edhe këtë skemë e kemi aplikuar që më parë, në mënyrë që të ishim më shumë në ekuilibër.
A ndikon kjo fitore në objektivat tuaj në merkato?
-Kjo ndeshje nuk ndikon te merkato, pasi ne po kërkojmë lojtarë. Nuk e them se në çfarë pozicionesh. Po shohim për lojtarët që do të marrim.
Ja keni dhënë të drejtën zëvendëstrajnerit Xhafa që t’u kundërshtojë kur jeni në një moment disi jo i qetë?
-Një trajner duhet të mësojë që të jetë njeriu më i qetë në stadium, pasi do të marrë vendimet e tij për menaxhimin e lojës.
Sa % e kësaj skuadre do të vlejë për ekipin që keni menduar ju?
-Nuk mund të jap informacione të kësaj natyre. Kam folur me presidentin dhe drejtuesit për të afruar disa lojtarë. Kjo është pjesë e konkurrencës dhe i bën mirë grupit.
Ju qetëson kjo fitore?
-Çdo fitore të gëzon. Uroj që lojtarët të jenë liruar nga ana psikologjike. Nëse nuk përqendrohemi në vazhdimësi, do na rikthehen gjërat pas dhe nuk duhet ta humbim përqendrimin edhe në menaxhimin e kësaj fitoreje. Na pret një ndeshje në Laç dhe nga nesër do të nisim punën për atë takim.
Keni një dedikim për fitoren e parë në stolin e Tiranës?
-Nuk e kam menduar dedikimin, pasi mendoja vetëm fitoren. E kisha menduar në një ndeshje tjetër. Këtë fitore ua dedikoj tifozëve të Tiranës, pasi presin shumë nga ne, sidomos në ndeshjen derbi. Kjo i takon të ardhmes. Nëse nuk u kthehemi gjërave si duhet do të kemi probleme sërish.