Mema: Jam i kënaqur, ekipi më jep garanci për të ardhmen

0

Ardian Mema e nisi me humbje aventurën e tij si bardheblu. Për “Supersport” në “Gol pas Goli” timonieri i kryeqytetasve ka komentuar humbjen e sotme, por dhe për situatën tek Tirana.

Sa keqardhje ndjeni që e nisni me humbje aventurën tuaj tek Tirana?

-Që në fillimet e mia kur erdha te Tirana kam menduar të punoja në anën psikologjike. Nuk është një skuadër e keqe, pasi është një ekip i mirë. Ekipi u shpreh mirë në fushë, por na duhet pak kohë, për të realizuar ato momentet tona që i shpjegojmë në video-analizat apo në stërvitje. Lojtarët bëjnë gabime që nuk duhen. I falënderoj lojtarët për atë që dhanë sot.

Sa e vështirë ishte ta përgatisnit këtë ndeshje me mungesat që kishit?

-Mendova të vë Hasanin si sulmues, por që do luante në dy linjat e kundërshtarit dhe e bëri mjaft mirë. Jam i kënaqur me ekipin. Me jep garanci për të ardhmen, pasi luajti mirë.

Do vijoni sërish me këtë repart sulmi, apo do ndryshoni kur të kthehen të dëmtuarit?

-Unë jam shumë i kënaqur, si për punën e Grecës dhe të gjithë skuadrës. Kundërshtari shënoi me një gabim tonin. Episodet zgjidhin ndeshjen. Ne krijuam shumë raste.

A mund të ishte aktivizuar Ngo më herët dhe a ishte lënia e tij në stol një formë ndëshkimi për të?

-Nuk jam këtu për të ndëshkuar njerëz, por për të punuar. Disiplina në ekip është e rëndësishme dhe pa të nuk mund të bëjmë asgjë. Ishte zgjedhja ime aktivizimi i Hasanit dhe marr përgjegjësi për atë që bëj. Nuk besoj se jam tip preferencial. Jam përgjegjës si për lojën dhe rezultatin.

Besoni se me këtë grup do arrini objektivat?

-Gjërat duhen parë ndeshje pas ndeshje, pasi ekipi ka nevojë të ngjitet dhe e dyta duhet parë se si do të veprohet. Në janar duhet me doemos të marrim lojtarë që do jenë në planet e mia. Kam biseduar me presidentin, ka kohë dhe do shohim. Tirana duhet të ngjitet, t’i marrë ndeshjet një e nga një. Objektivi ka qenë për ish-trajnerin. Të gjitha skuadrat kanë objektiv Kupat e Europës, por ne do mundohemi.

Historia e Tiranës…

-Kam folur pak për mentalitetin e këtij klubi, por shumë pak, pasi nuk kam pasur shumë kohë. Është një punë që duhet bërë nga pjesa tjetër e klubit. Duhet të shtrij ekipin në fushë dhe të merrem me atë që ndodh në fushë, nga ana teknike. Mbetet për t’u parë në një moment tjetër, pasi unë nuk kam pasur kohë. Kam folur thjesht me ta, për t’i mbajtur pranë lojtarët, megjithatë do të shohim në vazhdim se çdo të ndodhë me skuadrën.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.