Mema: Hap i sigurt drejt kualifikimit, ja si mund të ecim përpara

Tirana e nis mbarë vitin 2019, duke fituar përballë Flamurtarit në ndeshjen e parë të kupës. Golat e Ngo dhe Hoxhallarit mjaftojnë për momentin, ndërsa bardheblutë janë me një këmbë në çerekfinale. Ardian Mema është i kënaqur me këtë fitore.

Në prononcim e dhënë për “Supersport”, trajneri analizon sfidën me kuqezinjtë, ndalet te merkato dhe e mbyll me objektivat e Tiranës për këtë sezon.

“Vlen shumë në aspektin psikologjik, e nisëm vitin mbarë. Loja më kënaq, edhe pse kemi sërish gabime. Janë minimizuar disi gabimet e shkuara. Për fillimin e këtij viti jam i kënaqur”.

“Kualifikimi? Kemi bërë një hap të sigurt drejt kualifikimit. Vlora është ekip i fortë. Patëm disi edhe fat me golat, por mund të shënonim edhe të tjerë e ta mbyllnim kualifikimin”.

“Ngo? E kam sqaruar edhe më parë. Jam trajneri dhe luan kush është në formë. Edhe në ndeshjen e kaluar ka pasur ndryshime, Erando ishte jashtë. Një trajner sheh gjendjen dhe vendos se kush luan”.

“Merkato? Po pres afrime. E kam thënë, ekipi ka nevojë për lojtarë. Kanë ikur dy lojtarë dhe ata duhen zëvendësuar. Stolin e kisha me të rinj sot. Muçi ka edhe një vit me të rinjtë, por u fut me goxha kualitet në fushë. Gjithçka shkoi mirë. Në ditët në vazhdim do të ketë të reja”.

“Ne do luftojmë në të dyja frontet. Në kampionat nuk jemi mirë, kurse Kupa të çon në Europë. Klubi e ka pasur si objektiv dhe Kupa mund të na çojë. Por duhet të luajtëm si sot, të jemi akoma më të përqendruar dhe kështu mund të ecim para”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *