Finalja e sotme në Kupën e Konfederatave, mes Rusisë e Meksikës, ka dekretuar eliminimin e Rusisë organizatore.
Një fitore e merituar 2-1 për meksikanët, të cilët gjetën forcën të përmbysnin golin e Samedovit, pësuar në minutën e 25-të. Arauzho pak minuta më vonë barazoi dhe Lozano në fillim të pjesës së dytë shënoi golin që dërrmoi rusët, sepse u duhej vetëm fitorja. Edhe dalja e Zhirkov me karton të kuq pak pas golit zhyti Rusinë, që eliminohet dhe duket qartë që ka shumë probleme para Botërorit.
Në ndeshjen tjetër, Portugalia fitoi 4-0 ndaj Zelandës së Re dhe u zbavit, duke shënuar nga dy gola në çdo pjesë.
Ronaldo, Bernardo Silva, Andre Silva e Nani shpartalluan Zelandën e Re dhe Portugalia sheh gjysmëfinalet.