Mejuedhër vendos rekorde në sfidën më absurde të boksit

Flojd Mejuedhër fitoi. Kush ëndërronte surprizën, e dinte mirë që kishte zgjedhur sfidën e gabuar për ta bërë. Davidi e mund ndonjëherë Golinë, por jo me rregullat e Golisë.

U luajt një teatër gjigant, miliona dollarë (mbi 100 milionë), aktrim perfekt, sharje e kërcënime, show milionash dhe në fund Mejuedhër mund edhe Roki Marçanon, me 50 fitore e asnjë humbje. Marçano derdhte gjak, me boksierë të vërtetë, Mejuedhër bëri cirk disa raunde dhe pastaj pa u lodhur fare dominoi ndaj një rivali që ndeshej për herë të parë në boks.

Ishte një triumf edhe për Konor MekGregor, sepse disa raunde bëri figurë të mirë, por nuk e dinte që boksi të lodh, nuk mbyllen sfidat për 5 minuta. Pak rëndësi ka, sepse MekGregor fitoi si kurrë në jetën e vet dhe ka vettëm një humbje në boks, me kampionin e botës. Asnjë fitore, por mos u kapni me detaje të vogla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online