Bindet Shik, gati kalimi tek Roma për 38 mln euro!

Juventus, Inter, Napoli e ndonjë tjetër… të gjithë në garë për sulmuesin e Samëpdorias Patrik Shik. Por çeku duket se e ka bërë zgjedhjen e tij, ose është duke e bërë në këto momente. Sulmuesi i kombëtares ceke pritet t’i bashkohet Romës. Mediat italiane e bëjnë fakt të kryer kalimin e tij tek Roma, teksa sulmuesi nuk është grumbulluar nga trajneri i Sampdorias për takimin e sotëm kundër Fiorentinës.

Mediat italiane besojnë se Roma i ka bërë një ofertë prej 38 milionë eurosh Sampdorias për shërbimet e sulmuesit të talentuar dhe me sa duket ia ka arritur qëllimit. Për Shik ka folur edhe drejtori i Romës, Ramon Rodrigez Verdejo, i njohur ndryshe si Monçi. Duke folur për “Premium Sport”, ai ka thënë: “Shik është një lojtar që pëlqehet nga shumë ekipe, përfshirë dhe Romën. Ne i kemi bërë një ofertë të rëndësishme dhe po presim vendimin e lojtarit dhe Sampdorias.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online