Boksier amerikan Fllojd Mejuedhër do të provojë së shpejti një eksperiencë jashtë boksit për herë të parë në karrierën e tij. 41-vjeçari do të luftojë për herë të parë në disiplinën e “kickbox” dhe kundërshtari do të jetë japonezi Tenshin Nasukava, një i ri premtues që nuk njeh akoma humbje.
Ndeshja pritet të zhvillohet gjatë mbrëmjes së vitit të ri dhe qyteti pritës do jetë Tokio. Kompania që bëri të mundur këtë luftim do të zyrtarizojë së shpejti gjithçka me anë të një dalje për shtyp në ditët në vazhdim.
Lajmi ka ardhur si një surprizë për shumë veta, pasi pritej që Mejuedhër të pranonte ftesën e rusit Khabib Nurmagomedov. Nga dueli në lindjen e largët pritet që amerikani të përfitojë një çek prej të paktën 50 milionë dollarësh.