“Mediat na futën në luftën e titullit, jo klubi”/ Rrëfimi i Mustës: 29-vjeç, e dogja etapën për të ikur jashtë

Laçi arriti të fitonte ndaj Kukësit në shifrat 2-1 dhe është vetëm një pikë larg Vllaznisë kryesuese. Kurbinasit gjenden pranë titullit kampion dhe kjo garë e ndezur mes katër ekipeve që ndodhen afër kryesimit, e bën Superioren edhe më të bukur.

Një nga pikat më të forta të Duros është padyshim Emiljano Musta, futbollist që ky që trajneri i Laçit e njeh shumë mirë pasi kanë punuar së bashku edhe në të kaluarën. Në intervistën e dhënë për “Sport Magazine” që moderohet nga Drilon Xhepollari, Musta e ka treguar saktësisht se nuk ishte në objektivin e klubit për t’u shpallur kampion, por ishte vlerësim i ardhur nga mediat.

“Ishte një fitore me shumë vlerë ndaj Kukësit pasi e larguam me 10 pikë. Ishte fitore me vlera dhe entuziazmi është në maksimum. Duro ka gjetur pikat e dobëta te ne dhe secili po ndihet i qetë tani. Rezultatet po flasin mirë për të. Profesor Duro më ka kërkuar me ngulm te Flamurtari përpara tre sezonesh. Është nder dhe privilegj që punoj me të. Është shumë strikt dhe serioz në punën e tij.

Titulli është afër dhe larg pasi siç ishim përpara gjashtë javësh shumë larg titullit, na kishin nxjerrë nga gara, tani na kanë futur sërish në garë. Objektivi i klubit nuk ka qenë për titullin kampion, por për të qenë pjesë e Europës. Mediat na kanë quajtur si ekip për kampion. Por duke parë që tani jemi afër, përse të mos e fitojmë? Ëndrra ime? Tani jam 29-vjeç, e dogja etapën për të shkuar diku që të zhvillohem më tepër pasi synohen talentet e rinjë. Por padyshim thirrja nga Kombëtarja do të më plotësonte profesionalisht”, u shpreh Musta. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online