“Nuk kisha kurrë dyshime”, Adrian Aliaj flet për Amir Rrahmanin: Një ditë do të jetë kapiteni i Napolit

0

Amir Rrahmani po fiton gjithmonë e më tepër hapësirë te Napoli për të marrë vëmendje në elitën e futbollit italian. Ndërkohë menaxheri i këtij futbollisti, Adrian Aliaj, në një prononcim të fundit që ka dhënë për mediat italiane është shprehur se nuk ka dyshuar kurrë në aftësitë e Rrahmanit.

“Më në fund gjithçka po kthehet në vendin e duhur. Unë kurrë nuk kam pasur dyshime në lidhje me cilësitë e Amirit, i cili shpreson të jetë në gjendje të shkruajë histori me Napolin dhe një ditë të bëhet kapiten i ekipit. Amir gjithmonë më thotë se e do këtë qytet, se e do këtë klub dhe është tërhequr nga tifozët e Napolit: ai është i mahnitur nga fakti që ata janë gjithmonë plot emocione dhe temperament”, tha Aliaj. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.