Më shumë se një nekrologji për Mikel Jankun!

Është shumë emocionale të shkruash për një koleg, për një ish-drejtues të medias sportive, për një ish-futbollist të Partizanit të madh dhe të Kombëtares sonë, i cili ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë. Ai është Mikel Janku, njeriu që nuk u nda nga pista e aviacionit, nga fusha e futbollit, ndërsa qershia mbi tortën e jetës së tij ka qenë shtypi sportiv shqiptar. Për gati 15 vjet Mikel Janku ishte zëvendëskryeredaktor i gazetës sportive shqiptare “Sport Ekspres”, në të cilën ka dhënë një kontribut të madh që nga krijimi i saj e deri në largim, kur mosha e nxorri në pension.

Mikeli nënshkroi si i pari i familjes “Janku” rrugën e bukur në futbollin shqiptar, për të formuar brezin e artë me Gimin, Ladin dhe Albanon, të gjithë të veccantë, por të mëdhenj për sa i dhanë topkëmbës shqiptare. Një jetë në futboll dhe në median sportive, Mikel Janku sot do të kujtohet me të gjithë autoritetin, sinqeritetin e përkushtimin e tij në organizimin e gazetës, në marrjen e përpunimin e lajmit, njëherësh dhe në publikimin me kulturë e finesë të tij.

Por kolegët e medias sportive në Shqipëri nuk e harrojnë Mikel Jankun edhe si një komentator dhe opinionist në radio dhe televizion, ku për gati 20 vite, me profesionalizmin e tij ai u bë një nga figurat kryesore të gazetarisë sportive të kohës.

Këto radhë janë pak, madje shumë pak për madhështinë e jetës dhe të karrierës së Mikel Jankut. Kështu do të mbahet mend ky njeri i madh i sportit shqiptar, ky Mjeshtër i Merituar në fushën e futbollit dhe në fjalën e lirë. Sport Ekspres ngushëllon familjen Janku, vëllezërit e gjithë të afërmit, shokët, miqtë dhe kolegët e tij për këtë ndarje të shpejtë nga jeta të Mikelit.

Për ne do të mbetesh i paharruar Mikel!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online