Enis Gavazaj luajti më shumë se ndeshjet e tjera sot me Jenisej, por në fund nuk iu gëzua dot pikëve të plota, pasi skuadra e tij nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër CSKA-së së Moskës. Sulmuesi anësor nga Prizreni u aktivizua që në minutën e 23-të.
Dëmtimi i Zanev bëri që ish-lojtari i Skënderbeut të zbriste në fushë në mesin e pjesës së parë, që u mbyll në barazim pa gola. Nababkin për miqtë u ndëshkua me karton të kuq në të 50’ dhe për tetë minuta Jenisej arriti të gjente rrugën e rrjetës.
Kostjukov ishte autori i golit, ndërkohë që miqtë nga Moska nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë. Në të 79′ fituan një penallti që u kthye në gol nga Abez Hernandez, uruguaiani që ka provuar të luajë në Serinë A me Palermon. 1-1 dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Kjo ishte edhe pika e parë e Jenisej në kampionat pas tre javësh.