“Me shirit apo pa shirit unë jam lider”, Abrashi gradohet kapiten i Kombëtares: Nder i veçantë

Kombëtarja luan nesër miqësoren kundër Uellsit dhe ashtu sikurse është zakon, trajneri Reja është shfaqur përkrahë kapitenit në konferencën për shtyp në prag të këtij takimi. Si rrallë herë, përpara gazetarëve nuk gjendet as Hysaj e as Berisha, por shiritin kësaj radhe e ka marrë Amir Abrashi. “Pitbulli” shqiptar është graduar kapiten për këtë miqësore dhe nuk e fsheh nderin e madh që ndjen për këtë fakt.

“Është kënaqësi e madhe dhe nder i veçantë që të jem kapiteni i Shqipërisë, skuadrës që unë dashuroj. Mezi pres që të filloj ndeshja. Duhet të luajmë mirë në këto dy ndeshje dhe të fitojmë për të forcuar ekipin. Jam lider me moshën dhe vitet që kam luajtur te ekipi. Ndihmoj çunat e rinj që vijnë te Kombëtarja. Nuk ka rëndësi me shirit apo pa shirit, unë e ndiej veten si lider, duhet të jesh lider“, ka thënë Amir Abrashi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online