Me saktësi në ajër të ngjashme me Thiago Silvën, Berat Gjimshiti konkuron Van Dijkun për duelet e fituara

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Berat Gjimshiti është padyshim një nga mbrojtësit më të mirë në Europë për momentin. Statistikat nuk gënjejnë dhe ato flasin në favor të mbrojtësit shqiptar. Sipas të dhënave të nxjerra nga “Ëyscout”-i, Gjimshiti renditet mes më të mirëve për përqindjen e dueleve të fituar.

Në grafikun që merr të dhënat e top 5 ligave më të forta, Gjimshiti ka një përqindje të ngjashme të dueleve ajrore me Tiago Silvën, duke kaluar kufirin 70%. Ndërkohë, sa i përket përqindjes së përgjithshme të duleve të fituara, Gjimshiti renditet në 4 më të mirët e Europës. Kapiteni i Kombëtares shqiptare e kalon në mes të kufirit 68-74%. Gjimshiti konkuron me Van Dijk-un, i cili gjendet pak a shumë në të njëjtën pozitë me të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *