VIDEO/ Juventusi shpartallon Salernitanën me 6 gola, “Zonja e Vjetër” tremb në këtë fillim viti

Në “Alianc Stadium” ka nisur festa. Juventusi ka shpartalluar me rezultatin 6-1 Salernitanën. Miqtë shënuar që në minutën e parë në portën e bardhezinjve me anë të Ikuemesit dhe krijuan përshtypjen se do të ishin ekipi i radhës që do të bënte surprizën në Kupën e Italisë, pas eliminimit të Napolit dhe Interit. Por “Zonja e Vjetër” kishte të tjera plane.

Mireti barazoi shifrat në minutën e 12, ndërsa në të 35-n Kambiasoja përmbysi shifrat. Ne pjesën e dytë do të niste edhe rrebeshi i golave në portën e Salernitanës. Rugani (54’), Broni (autogol 75’), Jildizi (88’) dhe një gol për kornizë nga Ueah (90’+1’) fiksuan shifrat në 6-1. Juventusi tremb në këtë fillim viti kalendarik, teksa siguron bindshëm kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Italisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online