“Më rrahu zemra më shumë për Kosovën”, lojtari shqiptar tregon zgjedhjen: Nuk e patë të lehtë t’i them tung…

Betim Fazliji është një nga lojtarët që është afruar së fundmi në përfaqësuesen e Kosovës, duke refuzuar të bashkohet me Zvicrën. Megjithatë ti thotë lamtumirë helvetëve nuk ka qenë e lehtë për të. Është vetë ai që e konfirmon diçka të tillë në një intervistë për “RTV Dukagjini”. Por në pavarësisht dilemave, Fazliji tregon se në fund zgjodhi të ishte pjesë e asaj përfaqësueseje për të cilën zemra i rrihte më shumë.

“Nuk e pata të lehtë t’i them Zvicrës tung, pasi edhe atje kam pasur disa shokë me të cilët isha njoftuar prej një kohë të gjatë, por në fund më shumë zemra më rrahu për Kosovën. Të luash për Kosovën është diçka e madhe. Jam shumë krenar që më ka ardhur mundësi të luaj për kombin tim. Është diçka tjetër të performosh për Kosovën e diçka tjetër për Zvicrën. Në Kosovë je gjithmonë i mirëseardhur dhe është vendlindja ime. Ende nuk e kam parë si është të luash me shikues por ato që i kamë parë deri më tani më bëjnë të bindur se të luash për Kosovën është diçka fantastike.

Besoj se kemi shanse kundër Greqisë dhe disa skuadrave tjera por nuk mund të shpresojmë në ndeshjet kundër Spanjës apo Suedisë. Me rëndësi të luajmë me zemër e t’i tregojmë popullit se mund të arrijmë shumë”, ka thënë Betim Fazliji./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *