“Pse dreqin duhet të marri pjesë Juventusi“? Trajneri i Norvegjisë ngre pikëpyetje: Ata eliminohen nga Lioni e Porto

Klubet e mëdha të Europës kanë nisur të rebelohen ndaj UEFA-s dhe po përpiqen të krijojnë një kompeticion të ri. Superliga Europiane pritet të zëvendësojë Champions League, gjë që ka sjellë reagime të shumta nga bota e futbollit. Një tjetër emër që ngre zërin është trajneri i Kombëtares së Norvegjisë. Stale Solbaken ka folur ashpër kundrejt kësaj ideje, duke ngritur pikëpyetje të mëdha për faktin nëse këto klube pjesëmarrëse janë vërtetë aq “të mëdha“ sa pretendojnë.

“Në vitet e fundit Juventusi është eliminuar në Champions League nga Lioni, Porto dhe Ajaksi. Pse dreqin duhet jenë ata në një kompeticion të tillë? Totenhemi dhe Arsenali momentalisht tani me shumë mundësi nuk janë as në 20-30 ekipet më të mira të Europës”, ka thënë Stale Solbaken./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online