“Më quajti majmun”! Obanor tregon përplasjen me Markun: Përdor fjalë të këqija për mua dhe familjen time

Në fundin e ndeshjes së Vllaznisë dhe Laçit erdhi skena tërësisht për t’u evituar që ishte njëkohësisht edhe njolla e vetme e përballjes. Obanor shkoi për të goditur Markun në stilin “kung-fu” duke i surprizuar të gjithë. Arsyeja? Vetë mbrojtësi i Laçit e ka shpjeguar nëpërmjet reagimin në “Instagram”.

“Fillimisht dua të them se më vjen keq për të gjitha ata që kanë parë atë që bëra në fund të ndeshjes dhe mbaj përgjegjësi. Gjithashtu dua t’ua them të gjithëve arsyen se pse veprova ashtu. Futbolli është një lojë për t’u shijuar dhe fair-play, por numri 10 i Vllaznisë (Herald Markut) më ka sulmuar mua dhe familjen time duke përdorur fjalë të këqija dhe më e keqja nga të gjitha që vazhdoi të më thërriste përgjatë gjithë lojës si ‘majmun i zi’. Nuk ka vend për racizëm. Në këtë lojë jemi të gjithë njëlloj, jemi të gjithë qenie njerëzore”, ka thënë Obanor. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online