Pas një vere të tërë kaluar në pritje të ofertës së duhur, që të kënaqte edhe lojtarin tekanjoz, Milani ia ka dalë mbanë të shesë sulmuesin Mbaje Niang. Sulmuesi francez transferohet te Torino, në huazim me detyrim blerjeje.
Kjo do të thotë që Niang nuk do të kthehet më në Milano, një arsye më shumë që tifozët e Milanit tub festojnë, të lodhur nga pritja e gjatë që sulmuesi të shpërthente dhe të mos kishte problemet e zakonshme në sjellje, që ia kanë ndalur karrierën. Për t’u veçuar është se Niang përfaqësohet nga Mino Raiola, i cili në Milano është kthyer në armik.
Niang ishte pranë Spartakut të Moskës, por refuzoi ofertën e shkëlqyer ruse (thuajse 22 milionë euro), duke pritur Torinon, ku e donte me çdo kusht Mihajloviç.
Tashmë është mbyllur gjithçka, me Torinon që ka rënë dakord të paguajë të paktën 15 milionë euro, edhe pse ende nuk ka shifra zyrtare.