Sadiku “out”, nuk luan të shtunën

0

Në ndeshjen më të lehtë të grupit, kundër Lihtenshtejnit, do të luajmë pa sulmues “pykë”, pasi Armando Sadiku zor se do të luajë.

Pas lënies jashtë të Cikalleshit, trajneri Panuçi vendosi të mos afronte askënd, duke deklaruar se ka Sadikun dhe disa anësorë ofensivë.

Tani edhe Sadiku duket se nuk do të jetë ndaj Lihtenshtejnit. Sulmuesi është me grip dhe nuk u sfërvit as sot, ndërsa tashmë frika e madhe është mungesa në Maqedoni, pasi sulmues kryesor i skuadras ka probleme me fytin dhe nuk është aspak mirë fizikisht.

Në mungesë të Sadikut, Latifi e Llullaku janë zgjedhjet e detyruara të Panumit, me të parin në avantazh.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.