Më në fund/ Gati edhe “Liga Unike”, zbulohet se kur do të kthehet “topi i ndaluar” në Shqipëri 

Nëse topi i futbollit po vazhdon që të rrotullohet në fushën e blertë, në krahun tjetër flitet ndryshe për basketbollin. Thuajse është prekur periudha 12 mujore që ky sport është ndalur pas COVID-19, duke sjellë probleme të shumëllojshme për vetë klubet garuese.

Megjithatë një lajm i mirë vjen nga presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, i cili ishte i ftuar në “Sport Magazine”. Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë aprovimin e parë, duke i dhënë fund gjithë pritjes së gjatë që i mori oksigjenin sportit në tërësi, ndërsa paralelisht shiheshin lokale të mbushura dhe grumbullime njerëzish në qëndra tregtare, pa asnjë kontroll. Topi “i ndaluar” po bëhet gati që të gjejë sërish koshin, vendin e vetëm ku duhet të ndalet.

“Sot komuniteti i basketbollit ka përjetuar një lajm shumë të rëndësishëm. Kjo është në sajë të shumë përpjekjeve tona si federatë, së bashku me FIBA-n, ndërkohë që duhet falënderuar drejtuesit që më në fund lejuan zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe basketbollit, i cili dalëngadalë po humbte reflekset e rëndësishme që ka kështu që ky lajm gëzoi jo vetëm Federatën por të gjithë komunitetin e basketbollit. Është një ngjarje e rëndësishme. Një rilindje do të thoja pasi ka kaluar gati një vit që basketbolli ka qenë pushim.

Ditën e shtunë kemi një asamble ku janë të gjitha shoqatat sportive të basketbollit ne do të marrim edhe vendimin e datës se kur do të fillojnë ndeshjet e para. Dhe sot sapo morëm konfirmimin nisën negociatat dhe diskutimet me Federatën e Kosovës për tël filluar Ligën e shumëpritur, Ligën Unike, e cila do ti japë basketbollit një impuls dhe një forcë të re. Unë mendoj se do të nisim në fillim e shkurtit por le ta vendosim ditën e shtunë”, u shpreh Ponari. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online