“E kishim sponsor“, Kasano rrëfen ngjarjen e veçantë: Haja Nutella me lugë, shtova 14 kg

Antonio Kasano ka rrëfyer të tjera histori nga karriera e tij si futbollist. Në një bashkëbisedim me ish-futbollistin Bobo Vieri dhe Kanavaron, italiani tregon një episod të rrallë që lidhet me periudhën te Reali i Madridit. Nutella ishte sponspori i klubit dhe shpërndante produkte falas për të çdo muaj, duke bërë që Kasano të shtonte plot 14 kilogramë më tepër.

“Në Madrid, menjëherë pas mbërritjes humba 12 kg, atëherë Kanavaro mbërriti dhe i mora përsëri. Në Real Madrid, Nutella ishte një nga sponsorët dhe çdo muaj ata na jepnin pesë kilogramë produkt falas.

Kur arriti Kapelo shënova dy gola në dy ndeshje dhe u ndjeva si mbreti i botës. Ai më zëvendësoi në pjesën e parë kundër Lionit. Ishte i zemëruar dhe ne u përleshëm në Jerez. Ai më nxori jashtë skuadrës. Për shtatë muaj shtova 14 kg, hëngra Nutella direkt nga kavanozi, me lugë. Ishte e neveritshme. Por nuk kisha ca dreqin të bëja”, ka rrëfyer Antonio Kasano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online