Më në fund, Elbasani zbret në fushë!

Fatmir Popja

Elbasani zhvilloi ditën e djeshme pranë kompleksit sportiv “Shefqet Lamçja” seancën e parë stërvitore. Për herë të parë nën drejtimin e dy ish futbollistëve të kësaj skuadre në rolin e trajnerit, Eriol Merxha dhe Endri Dalipi, të cilët do të kenë detyrën e vështirë për të ringritur skuadrën në Kategorinë e Parë. Të pranishëm në këtë seancë të parë stërvitore ishin afro 20 futbollistë, me një pjesë të madhe të përbërë nga lojtarë të rinj që vinin nga moshat, por edhe disa prej “senatorëve” të edicionit të kaluar, të cilët vendosën të mos e braktisin skuadrën. Kështu, lojtarë si: Kotorri, Duka, Lleshi, Dosti, Gjorga etj, pritet të përbëjnë boshtin e skuadrës për këtë edicion. Pa harruar as rikthimin e Aldo Bellas në mbrojtje, i cili i është bashkuar elbasanasve në stërvitje.

MERXHA – Trajneri i skuadrës së Elbasanit, Eriol Merxha, u shpreh në një prononcim për mediat se me këtë kontigjent lojtarësh, por edhe me afrime që mund të bëhen, skuadra do të synojë ngjitjen në Kategorinë e Parë. Edhe pse nuk tregohet euforik dhe ia lë gjithçka kohës, ai beson se të gjithë do të bëjnë maksimumin për arritjen e objektivave. “Edhe pse punën po e nisin gati nga zero, kemi arritur të mbledhim disa elementë të mirë për të na mundësuar arritjen e objektivave. Në lidhje me synimin tonë, normalisht që kërkohet ngjitja në Kategorinë e Parë, por gjithsesi duhet t’ia lëmë kohës dhe të shohim ndeshjet me radhë. Momentalisht do të punojmë për të arritur në formën më të mirë dhe për të krijuar një ekip simpatik”, përfundoi prononcimin e tij për mediat tekniku Eriol Merxha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online