Bylis dopietë në merkato, firmosin vëllezërit Vatnikaj

Erjon Saliu

Jurgen Vatnikaj dhe i vëllai i tij, Junild Vatnikaj, nga dje janë zyrtarisht pjesë e skuadrës së Bylisit. Të dy sulmues të dalë nga Akademia e Partizanit kanë firmosur për ballshiotët, aty ku edhe do të luajnë në sezonin e ardhshëm. Jurgen Vatnikaj, i cili ka më shumë eksperiencë në Superiore, pritet që të jetë edhe “maja” e sulmit ballshiot. Eksperiencat me të kuqtë, te Laçi apo dhe Tërbuni në elitë, pritet që ta ndihmojnë për të dhënë më të mirën për skuadrën mallakastriote që të shkojë te goli.

VATNIKAJ – Në një prononcim dhënë enkas për “Sport Ekspres”, dje pas prezantimit, Jurgen Vatnikaj tregon pse zgjodhi Bylisin dhe synimet që ai ka në të ardhmen. “Firmosa te Bylisi bashkë me vëllain, Junildin, pasi jemi të dy lojtarë të rinj dhe me ambicie. Mbi të gjitha më ka bindur edhe projekti i presidentit Kapllanaj, për t’iu dhënë hapësira lojtarëve të rinj, e sigurisht edhe për të ndërtuar një ekip me pretendime. U binda jo pak edhe nga trajneri Devolli, i cili i përket gjeneratës së trajnerëve të rinj, por ka shumë ambicie. Madje, më njeh për nga cilësitë, si mua ashtu edhe vëllanë tim që është një sulmues me perspektivë. Kam besim, se bashkë me grupin e lojtarëve që ka Bylisi do të arrijmë të triumfojmë në çdo ndeshje ndaj kundërshtarëve tanë dhe të realizojmë synimin madhor, që është ngjitja në Superiore. Besoj, se me eksperiencën time, pasi kam luajtur për disa vite në Superiore, pasi u rrita në Akademitë e Partizanit dhe të Tiranës, bashkë me vëllanë, të bëjmë më të mirën që Bylisi të realizojë synimet që ka. Madje, unë kam qenë rregullisht edhe titullarë në ekipet kombëtare, nga U-15, e deri pak kohë më parë te U-21. Jam shumë i bindur, se do t’i bëjmë realitet. Ballshi ka qenë gjithmonë vitrinë për lojtarët e rinj dhe si trampolinë për t’u afirmuar dhe shkuar në klube të mëdha, brenda e jashtë vendit. Ndaj edhe kjo aventurë, jam i bindur, se duke punuar maksimalisht, në dobi të skuadrës por edhe anës sonë profesionale, do të na shërbejë për t’u rritur edhe më shumë në çdo aspekt”, – ka përfunduar sulmuesi Jurgen Vatnikaj.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online