Horge Sampaoli nuk është më trajner i Argjentinës dhe tashmë mungon vetëm njoftimi zyrtar.
Federata Argjentinase është menduar gjatë, fillimisht vendosi ta konfirmonte trajnerin edhe për pak kohë, për të kursyer, por presioni popullor ka qenë i madh dhe vazhdimi me një trajner që dështoi në Botëror ishte rrezik shumë i madh.
Gazeta Ole në Argjentinë raporton se presidenti u Federatës Tapia u takua me avokatin e Sampaolit dhe gjeti marrëveshjen financiare, me trajnerin që do të marrë 2 milionë dollarë për largimin.
Nëse nuk gjendej marrëveshje, do të merrte të paktën 4 milionë, ndërsa nëse largohej vitin e ardhshëm do të merrte 1 milion, por nuk mund të pritje aq gjatë.
Në këtë mënyrë, merr fund një epokë e dështuar, me një Botëror skandaloz për Argjentinën, që u përfshi nga problemet e brendshme dhe nga rrëmuja në bërjen e formacionit dhe lojës në fushë.
Tani nis gara për gjetjen e pasuesit dhe në Argjentinë ëndërrojnë Diego Simeonen, por El Cholo ka kontratë me Atletikon e Madridit.