Interi “fërkon” duart, skadon klauzola e largimit për Ikardin

Interi mund të qetësohet më shumë në lidhje me të ardhmen e kapitenit Maurio Ikardi. Sulmuesit kryesor të zikaltërve i skadon kaluzola e largimit sot. Argjentinasi mund të largohej për shifrën e 110 milionë eurove jashtë Italisë. Drejtuesit e Interit kanë patur frikë se dikush mund të paguante klauzolën.

Nga nesër, Ikardi do të ketë një klauzolë të re, e cila pritet të jetë rreth 200 milionë euro. Ikardi nuk ka dashur të largohet nga Interi, pavarësisht se është tunduar nga ekipe si Real Madrid, apo Chelsea. Kapiteni ka zgjedhur të qëndrojë në Milano, madje me rinovim kontrate.

Ai mund të rinovojë deri në vitin 2020 duke përfituar 7.5-8 milionë euro në sezon. Rroga e tij aktuale është 5.5 milionë euro në sezon. Sulmuesi është shumë i rëndësishëm për skemat e trajnerit Spaleti dhe lideri i Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online