“Më mirë syri sesa nami”! Starova me letrën në dorë tregon shifrat: Teuta me barazimet? Shiheni pak Partizanin

Teuta është ende në garën e titullit kampion, por durrsakët mund të kishin grumbulluar edhe më tepër pikë nëse do të kishin marrë ato barazime të shumta. I pyetur në lidhje me këtë çështje, drejtori sportiv i Teutës, Sulejman Starova, me letrën në dorë ka treguar statistikat dhe shifrat e kampionatit.

I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Starova është shprehur: “Si i thonë asaj, më mirë syri sesa nami. Teuta ka 14 barazime, por Partizani i vendit të dytë është me 12 barazime. Nëse ne jemi deri këtu kjo vjen se kemi tregues më të mirë se të tjerët. Kemi pësuar vetëm 13 gola kur të tjerët janë të gjithë me mbi 20 gola të pësuara”, u shpreh Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *