“160 mijë euro të Gaz Demit nuk qenkan detyrim hë?”, Starova flet për Partizanin: Nuk e tregonin, por detyrim i përjetshëm

Kur Superiorja do të niste në këtë sezon, te Partizani i parashtruan qartësisht objektivat e tyre me trajnerin Ilir Daja në krye. Fillimisht të kuqtë kërkonin që të rikthenin atë skuadrën e bukur që u kishte munguar tifozëve për të bindur me lojën e saj dhe të krijonte fizionominë pas krizës së shkuar. Por “papritur” Partizani hyri menjëherë në garën e titullit. I ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Starova nuk e pranon idenë se kryeqytetasit nuk e kishin si detyrim titullin kampion.

“Si nuk qënka detyrim titulli? 160 mijë euro që shpenzonte Gaz Demi dhe rrogat që marrin lojtarët nuk qënkan detyrim? Nuk është përgjegjësi? Partizani ka detyrim të përjetshëm që të fitoj kampionatin dhe Kupën. Është tjetër gjë ajo që thuhet në mediat nga zyrtarët se unë e kam objektivin për titullin kampion dhe nuk e tregoj për të mos rritur presionin”, tha Starova. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online