Flamurtari ra në Kategorinë e Dytë dhe kjo ishte goditja e madhe për qytetin e Vlorës. Lëngimi kishte filluar prej kohësh, e ndoshta ky rrëzim nuk ishte aq i papritur sa mund të mendohet për peshën e rëndë që ka kjo fanellë.
Këtë herë është drejtuesi i emisionit “Skaner” në “MCN TV” që ka shkruar reagimin e tij me titullin: “Flamurtar, ndoshta më mirë që ndodhi kështu”. Më mirë një fund i tmerrshëm sesa një tmerr pa fund. Mes shumë llogarive që duhet të kërkojë Vlora, nuk duhet të harrojë falenderimin për Shpëtim Gjikën që mbajti stekën e klubit lart. /Sport Ekspres/
FLAMURTARI
Ndoshta me mire qe ndodhi keshtu…!
Natyrisht qe dalja e Flamutarit nje kategori me poshte se poshtmes nuk eshte nje lajm i mire. Sepse ne fund te fundit largohet akoma me dhe shtyhen kohet e rikthimit ne elite te nje marke te rende te futbollit. Por, kjo eshte gara.
Nje fund “i tmerrshem” ben shume me mire se sa nje “tmerr” pafund. Pasi ne cdo ekuacion te mundshem edhe qendrimi ne Kategori i Flamurtarit sdo jepte asnje shprese qe dikush aty poshte ne lungomare do ta rruante per marken. I referohem pushtetit dhe biznesit.
Kjo klithma e madhe per “vdekjen” e Flamurtarit nuk ben shume lajm. Sepse pervecese shume emra te tjere BIG kane rene, tashme i takon Flamurtarit. Edhe pse nje kategori meposhte se poshtmes.
Kohet e lavdise se Shpetim Gjika ne vitet e skuadres kompetitive dhe ze me vete ne Superiore mbase nuk vijne me. Por me mire qe ndodhi keshtu qe dikush apo shumekush aty ne qytetin e bukur bregdetar, revolten ta konvertoje ne energji llogari-kerkuese per c’ka ngjau.
Nje Flamurtar nuk do te jete disa vite ne Superiore (minimalisht dy, maksimalisht nuk e di) por kuja e vene sot per zbritjen nuk eshte hata. Edhe nese qendronte, askush nuk premtonte asgje.
E gjithe familja vlonjate e futbollit, ajo aktuale dhe ajo qe beri histori nuk mund te demoralizohet ne extrem. Tashme kane ne duar te kerkojne shume pergjigje per shume PSE te cilat e cuan kete klub ne minimumin jetik te ekzistences sportive.
Vlonjatet, edhe atyre qe nuk e gelltisin mire duhet ti thone nje FALEMINDERIT VELLA me shume ze dhe me shume ton, ish-kryetarit Shpetim Gjika, i cili ne ate kohe me manovrat e tij te cmendura mbante lart steken e nje klubi te rende, mbante te paprekur imazhin dhe kapitalin historik te futbollit te nje qyteti.
Ra edhe TIRANA edhe PARTIZANI edhe VLLAZNIA…edhe Vlora. Kjo e fundit tashme ka ne dore te ankoroje ne molin e Superiores anijen e saj. Por me dellin dhe agresivitetin lab sportiv, dhe jo me pingpongun qesharak te deritanishem nga Bashkia e deri te biznesi.