“Më kishte shkruajtur Brdariç“! Gurishta zbulon mesazhet me ish-trajnerin pas Partizanit: Ti je i çmendur, edhe me një këmbë…

Erdenis Gurishta ka dhënë një prononcim për emisionin “Skaner“ në “MCN TV“ pas sigurimit të biletës për në finale të Kupës së Shqipërisë. Kapiteni i Vllaznisë është shprehur se rruga për në Europë duhet të sigurohet përmes kampionatit, ndërsa në fund zbulon edhe mesazhet që ka shkëmbyer me ish-trajnerin Tomas Brdariç.

“Duhet të sigurojmë Europën nëpërmjet kampionatit dhe të shkojmë në finale të qetë. Nuk duhet ta lëmë mundësinë për ndeshjen e fundit. Vllaznia pas këtij kualifikimi ka mundësinë për vendin e tretë në renditje.

Në rast se do të dështonim sot, gjithçka do të bëhej më e vështirë. Do të kishim shumë shanse edhe në kampionat, pasi ekipi do ë kishte të vështirë pas disfatave. Vllaznia i ka të gjitha mundësitë tani për të kapur Europën nga kampionati.

Pas ndeshjes, trajneri Brdaric më kishte shkruar. Para ndeshjes më pyeti nëse do luaja. Pas ndeshjes më kishte shkruar: ‘Ti je i çmendur, edhe me një këmbë jep gjithmonë 100%’”, ka thënë Erdenis Gurishta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online