“Ishte një natë e çmendur”, sinqeriteti i Guardiolës pas kualifikimit: Atletico Madrid ishte e pandalshme sonte, kishin shumë energji

Guardiola e ka pranuar pas ndeshjes me Atletico Madrid se kundërshtari ishte në një formë të jashtëzakonshme. Spanjollët rrezikuan jo pak për ta dërguar ndeshjen me shtesa, por fati në fund nuk i buzëqeshi. Gjithashtu trajneri i qytetarëve ka thënë se nuk e kritikoi rivalin e tij për skemën 5-5-0 që zgjodhi veçanërisht në ndeshjen e parë.

“Tani po festojmë. Është hera e tretë që jemi në gjysmëfinalen e Champions League dhe për ne është sukses i madh. Jam shumë i lumtur që kam arritur këtë moment historik. Ishte një natë e çmendur. Atletiko kishte shumë energji dhe në të dytën ishin më të mirë se ne. Në përgjithësi, e merituam kualifikimin.

Kushdo që vjen këtu vuan, e dinim mirë. Nuk mund të luash gjithmonë për të shënuar 4 gola, pësojmë pak. Ata ishin të pandalshëm sot, ndërsa ne në një ditë të keqe. Nuk e kritikova Atletikon për skemën e lojës në ndeshjen e parë, thjeshtë thashë që zgjedhin që të jenë në mbrojtje dhe kaq”, u shpreh Guardiola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online