“Më ka ndihmuar Gjimshiti e Lenjani”! Flet lojtari që la Zvicrën për Shqipërinë, Adrian Bajrami: Benfika më rriti, jam gati të debutoj me Kombëtaren

Adrian Bajrami është risi e Kombëtares Shqiptare për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji. Lojtari i ardhur nga të rinjtë e Benfikës është shprehur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Spanjën se është gati të debutojë te kuqezinjtë. Për të ka pasur interes edhe nga Zvicra, por zgjodhi që të vazhdojë me Shqipërinë.

“Dita e parë e stërvitjet ishte shumë e mirë. Mendoja se do të ishte më e vështirë, por nuk ishte. Kemi pasur stërvitje. Lenjani dhe Gjimshiti flasin gjermanisht dhe më kanë ndihmuar të përshtatem. Shpresoj të ambientohem dhe më mirë. Shpresoj te debutimi.

Unë jam gati. Jam në formë. Kam luajtur me Benfikën. Jam kapiten i ekipit tim. Kështu që unë jam gati. Është përgjegjësi e madhe të luash me Benfikën. Kam mësuar shumë aty. Jam rritur si person. Jam rritur si futbollist. Me kalimin e kohës të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Bajrami. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online