“Kam qenë edhe me Panuçin”! U grumbullua për herë të parë në drejtimin e Rejës, Elhan Kastrati: Kombëtarja është rritur

Elhan Kastrati është thirrur për herë të parë te Kombëtarja nën drejtimin e Rejës. Në një konferencë për shtyp, portieri që ka rivalitetin me Berishën dhe Strakoshën është shprehur se Shqipëria është rritur ndjeshëm dhe këtë e dëshmojnë më së miri rezultatet.

“Jam shumë i lumtur të jem te Kombëtarja. Kam qenë dhe një herë kur ka qenë Panuçi. Me Edi Rejën është hera e parë dhe është gjithmonë krenari të përfaqësosh kombëtaren. Italia është shkollë e mirë për portierët. Jam rritur aty që i vogël. Kështu që punojnë më ndryshëm, prandaj mund të themi që Italia nxjerr portierë me më kualitet.

Shqipëria ka një grup shumë kualitativ. Nuk është nevoja ta them unë, por e thonë dhe rezultatet. Është një grup shumë i mirë edhe mund të arrimë diçka shumë të madhe për sa i përket kualifikueseve që do të kemi”, u shpreh Kastrati. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online