“Me Juven nuk është shëtitje në park”, Gatuzo nuk kursen humorin: Pirlos i kam dhënë më shumë shpulla se babai

Napoli dhe Juventusi do të përballen nesër në një ndeshje ku në lojë nuk janë më 3 pikët, por Superkupa e Italisë. Nga shokë skuadre me fanellën kuqezi të Milanit, tani e shohin veten si kundërshtar në pankina të ndryshme. Gatuzo do të sfidojë Andre Pirlon për t’i hequr këtij të fundit trofeun e parë me bardhezinjtë në karrierën si trajner.

Kreu i pankinës së Napolit ka folur në konferencën për shtyp mbi mikun e tij, Pirlo, me të cilin ndan një raport të shkëlqyer. Madje nuk nguron as të bëjë humor, duke u shprehur se i ka dhënë më tepër shpulla në jetë se sa babai i tij. Sa i përket Juventusit, Gatuzo kërkon vetëm respekt, pasi humba e fundit me Interin nuk do të thotë asgjë për ta.

“Përballja me Juven gjithmonë krijon disavantazhe për ju. Ata kanë lojtarë që kanë bërë gjëra të jashtëzakonshme, me mentalitet të shkëlqyeshëm. Nëse mendojmë se do të jetë një shëtitje në park sepse vuajtën me Interin, atëherë ne nuk jemi atje. Duhet ti respektojmë ata dhe nëse i bëjmë gjërat për mirë do të kemi shanset tona.

Pirlo? Ne filluam të luanim së bashku herët. Ne fituam gjithçka që kishim për të fituar. Ai ishte i rëndësishëm për karrierën time, por edhe unë e ndihmova atë. Ekziston një miqësi e shkëlqyeshme mes nesh. Ndamë shumë brenda dhe jashtë fushës. Nesër do të jetë një ndeshje futbolli dhe shpresoj t’i jap ca keqardhje. Fitoftë më i miri, por ai do të mbetet gjithmonë një mik. Unë mendoj se ai ka marrë më shumë shuplaka nga unë sesa nga babai i tij në jetë (qesh)”, ka deklaruar Xhenaro Gatuzo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *