Luan “derbin e shqiptarëve” me Ismajlin, Kumbulla: Duhet ta harrojmë derbin, Kupa objektiv i rëndësishëm

Marash Kumbulla do të zbresë si titullar bë fushën e lojës kundër Specias. Ndeshja e vlefshme për Kupën e Italisë do të jetë edhe një “derbi i shqiptarëve” në mbrojtje, teksa në prapavijën e Specias nga minuta e parë do të jetë edhe Ardian Ismajli. Pak minuta përpara fillimit të këtij takimi, Kumbulla ka shënë një prononcim të shkurtër për “Roma TV”, ku shprehet se verdhekuqtë duhet të harrojnë menjëherë përballjen me Lacios dhe të ndryshojnë qendrim mbrëmjen e sotme.

“Tani jam sigurisht shumë mire. Këto javë pune më kanë ndihmuar të gjej formën më të mirë. Derbi? Ka pak për të thënë. Ne duhet ta harrojmë atë ndeshje, sigurisht që duhet të bëjmë më mirë duke filluar nga ndeshja e sotme. Kupa e Italisë është një objektiv i rëndësishëm për ne. Duhet të kemi një qendrim më të mirë se ai që kemi pasur ndaj Lazios”, ka thënë Marash Kumbulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online