“Boll Brdariç, se kemi ardhur për qejf”! Xhaferi i thotë të gjitha: Duka po na ndihmon me licencimin në Europë

Rasti i Vllaznisë kërkon një analizë të gjatë për vetë mënyrën sesi skuadra e cila më parë endej në vendet e fundit të renditjes, rikthehet në vendin që i takon, për të kryesuar kampionatin shqiptar. Kthimi i ikonave të futbollit pritet gjithmonë me duartrokitje nga ana e sportdashësve, e sidomos me shkodranët që nuk po i marrin rezultatet me lojë të shëmtuar, por me spektakël.

Një prej personave që ka më shumë meritë në këtë Vllazni të re, e cila kthehet me hijen e rëndë si dikur, është sponsori i ekipit, Alban Xhaferi. Në një intervistë me “Ermir Vajushin” që është zhvilluar së fundmi është diskutuar për gjithçka. Nga gjendja aktuale e ekipit, te trajneri Bradriç dhe për të ofruar sigurinë e licencimit në Europë.

“Vllaznia nuk është vetëm e Albanit, nuk do të jetë vetëm e dikujt tjetër, por është e të gjithëve. Vllaznia është e gjithë qytetit. Duhet një punë e madhe në të gjitha drejtimet, pa harruar edhe pjesën juridike. Për të marrë rastin e disa ekipeve që kanë pasur probleme me merkaton, duhet të tregojmë kujdes.

Suksesi te Vllaznia e basketbollit dhe te futbolli? Po është e vërtetë që është e njëjta situatë dhe tani nisin që të lidhen gjërat, për ato teoritë konspirative. Kur mora ekipin e basketbollit ishte në vështirësi, pastaj ishim gati për t’u shpallur kampion, por pandemia na e prishi dëshirën që u bllokua kampionati. Tani shpresoj se nuk do të ndodhi njësoj edhe me futbollin (qesh).

Etiketimet si president i klubit i mirëpres, por duhet të theksojmë një gjë. Shoqëritë aksionere nuk kanë president, por është një nofkë që i vendosin tifozët si vlerësim për punën e bërë një njeriu që shpenzon lekë e tij për klubin. Pra shoqëritë aksionere nuk kanë president, është thjeshtë një nofkë e tifozëve. Edhe kur themi përshembull, Refik Halili është presidenti i Tiranës, është vlerësimi për të.

Ne jemi gati që të ndërtojmë Vllazninë për vendet e para të kampionatit, që të jetë gjithmonë aty dhe siç e shihni, ne flasim me fakte. Merkato? Dunga ka ofertë nga një ekip në Japoni. Aktualisht jemi në fazën e konfirmimit të ofertë nga klubi japonez për transferimin. Brenda tre ose katër ditësh do të mbyllet gjithçka. Aty do të kuptohet nëse Dunga vjen në Shkodër apo shkon në Japoni.

Sa i përket Hoxhajt, unë kam folur me të. Është njeri shumë i mirë mbi të gjitha, burrëror. Ka një interesim nga një ekip i kategorisë së dytë në Turqi, por ky lojtar ka shumë potencial. Për këtë arsye është më mirë që të qëndroj në Shkodër deri në fundin e sezonit, pastaj që të synoj elitën e Turqisë.

Përpara se të afrohesha te Vllaznia e futbollit diskutoja me njerëzit e afërt: “Nëse unë do të marrë Vllazninë, do të marrë trajner gjerman”. Jam tifoz i Gjermanisë dhe ajo që më pëlqen nga ky vend është korrektesa e madhe. Klubi kishte nevojë për një gjë të tillë dhe eksperimenti ka rezultuar me sukses. Kontrata do t’i rinovohet urgjentisht Brdariç. Më pëlqen shumë mënyra sesi punon, madje ka dalë përtej pritshmërive. Nuk ka fare mëshirë dhe e kemi parë edhe në ndeshjet miqësore apo Kupë, duke shënuar nga 4 apo 5 gola. Madje me humor i thoja: “Po boll se kemi ardhur për qejf këtu”. Djemtë janë nisur sot për fitore dhe vështirë se i ndal ndokush.

Rinovimet do të vijnë për të konfirmuar projektin tonë dhe për të dhënë siguri. Sa i përket lincencimit në Europë ka shumë lajme të mira pasi kemi shkuar edhe në Federatë, po diskutojmë për këtë gjë dhe vullnetin e ka shfaqur edhe Armand Duka për të ndihmuar Vllazninë që të mos ketë asnjë problem në Europë, sa i përket lincencimit”, u shpreh Xhaferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online