Roxher Federer është më i madhi i gjithë kohërave dhe tashmë tenisi ka mbretin e vet absolut. Zvicerani është rikthyer më i miri në botë dhe e konfirmoi sot, me një triumf spektakolar në 3 sete, 6-3, 6-1 e 6-4.
Deri një vit më parë dukej në fundin e karrierës, por Federer u duk në kulmin e vet dhe ka arritur triumfin e tetë në Uimbëlldon, një legjendë e vërtetë, pasi askush nuk e ka arritur këtë në histori.
Me 19 triumfe në Grand Slam, Federer ka arritur një kulm të pashoq në tenis dhe nuk mund ta ndalte kroati i pafat Çiliç, i cili vuajti shumë, duke shpërthyer në lot një moment në setin e dytë, kur u desh ndërhyrja e mjekëve për një dëmtim në këmbë që e shqetësoi gjatë gjithë finales londineze.