Më i frikshëm se zjarri, ylli kuqezi shënon golin e tretë në katër ditë

Dy gola me Kombëtaren Shpresa, në ndeshjen zyrtare të barazuar 2-2 në Estoni dhe tashmë një tjetër gol në kampionat. Taulant Seferi gjeti rrugën e rrjetës për herë të tretë në harkun e katër ditëve. Talenti shqiptar është në formë të shkëlqyer dhe këtë e konfirmoi edhe në Challange League-n zvicerane, ku shënoi edhe me skuadrën e tij, Uinterthur, në fitoren 2-1 përballë Vaduzit.

Ndeshja rrezikonte të anulohej, për shkak të një zjarri të madh, të rënë në një magazinë ushqimore, fare pranë stadiumit. Ndërsa zjarrëfikësit luftonin me flakët, duke vënë situatën nën kontroll dhe bën që të gjithë të ishin të sigurt, zyrtarët e ndeshjes vendosën që nisja e sfidës të shtyhej në orën 21:00.

Ky ndryshim nuk ndikoi aspak, me Uinterthurin që fitoi, Taulant Seferin që shënoi golin e dytë të takimit dhe skuadrën që me tre pikët e marra, tashmë ngjitet në krye të renditjes së ligës së dytë zvicerane. Për yllin e ri shqiptar ndeshja rezervoi gjithçka, sepse përveç golit, ai u ndëshkua me karton të verdhë në të 63-ën, ndërsa dy minuta më pas u zëvendësua edhe prej lodhjes prej angazhimeve ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online